Site icon Telegrafi

Hidhet poshtë padia e një qytetari të Dellçevës kundër KSHZ-së

Gjykata Administrative ka sjellë aktgjykimin e parë për padinë e një qytetari, i cili është ankuar se i është shkelur e drejta e votës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Padia është dorëzuar nga Aleksandar Angellovski nga Dellçeva, kundër Vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, me të cilën, Angellovski u refuzua që të regjistrohet në Listën zgjedhore dhe të mund të votojë në Përfaqësinë diplomatike-konzullare të Maqedonisë në Munih, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Me këtë rast, gjykata e ka hedhur poshtë padinë e qytetarit, duke e lënë në fuqi vendimin e KSHZ-së, të sjellur më 24 tetor.

Si arsyetim për këtë akt, gjykata përmend gjuhën e dokumentacionit të dorëzuar, që ka qenë gjuha gjermane, diçka që sipas gjykatës, ka pamundësuar të kuptohet nëse Aleksandar Angellovski ka dorëzuar dokumentacionin e duhur për t’u regjistruar si votues./Telegrafi/

Exit mobile version