Telegrafi

Hidhet poshtë kërkesa e shtyrjes së procesit gjyqësor, Sarkozy do të gjykohet për korrupsion

Një gjykatë e Parisit ka hedhur poshtë një kërkesë për të shtyrë gjyqin për korrupsion të ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy dhe dy të pandehurve të tjerë, duke i urdhëruar ata të paraqiten personalisht për seancat që do të fillojnë të hënën.

Sarkozy u bë kreu i parë modern i shtetit të Francës që u shfaq në bankën e të akuzuarve këtë javë për dyshimet se i premtoi një punë një gjykatësi në këmbim të informacionit të brendshëm mbi një hetim të financave të fushatës, raporton aljazeera.

Avokatët e gjyqtarit, 73-vjeçari Gilbert Azibert, kërkoi një shtyrje për arsye mjekësore kur gjyqi u hap të hënën, duke thënë se ai kishte probleme shëndetësore që i bën paraqitjet publike të rrezikshme gjatë shpërthimit të COVID-19, transmeton Telegrafi.

Por, pasi një provimi mjekësor i urdhëruar nga gjykata përcaktoi se Azibert me të vërtetë mund të paraqitej në gjykatë për sa kohë që respektoheshin masat e rrepta të distancës sociale, gjyqi do të rifillojë të hënën.

Sarkozy ishte president nga 2007 deri në 2012. Ai u tërhoq nga politika aktive pasi nuk arriti të zgjidhej si kandidati presidencial i partisë së tij konservatore për zgjedhjet e vitit 2017, të fituar nga Emmanuel Macron.

Lexo po ashtu Ish-presidenti francez, Sarkozy paraqitet në gjyq për korrupsion

Vetëm një president tjetër francez, mentori politik i Sarkozy, Jacques Chirac, është përballur me gjyqin pas largimit nga detyra – por për shkak të shëndetit të keq, Chirac nuk u paraqit kurrë në gjykatë për dënimin e tij në një skandal të vendeve të rreme të punës. /Telegrafi/