Telegrafi

Hidhet poshtë aktakuza ndaj Pal Lekajt (Video)

Aktakuza kundër ish-kryetarit të Gjakovës, Pal Lekaj, për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Prokuroria Speciale e Kosovës është hedhur poshtë, njofton Klan Kosova.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe avokati i Lekajt, Arianti Koci.

“Është aprovuar kërkesa ime për hedhjen poshtë të Aktakuzës”, ka thënë Koci.

“Gjykata ka marrë vendim të drejtë dhe të ligjshëm, për shkak se nuk ka pasur asnjë provë kundër z. Lekaj”.

Ky është vendimi për hedhjen poshtë të aktakuzës;