Site icon Telegrafi

Hidhet posht nisma e Kongresit Botëror Maqedonas kundër vendimit të vitit 1993 që ndërlidhet me NATO-në

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, njëzëri vendosi të mos procedojë rreth nismës së Kongresit Botëror Maqedonas (KBM) për shfuqizimin e Vendimit për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancën veriatlantike – NATO, të 23 dhjetorit të vitit 1993, i miratuar në Kuvendin e Maqedonisë.

KBM-ja e kontestoi këtë vendim, duke aluduar se është marrë në bazë të Nenit 121, dhe jo Nenit 120.

Gjykata konsideron se vendimi është marrë në rregull dhe nuk ka problematika kushtetuese, prandaj nuk ndërmerret asgjë më tutje./Telegrafi/

Exit mobile version