Telegrafi

Hidhet për të zënë buqetën e nuses, vizitorja e paftuar përplaset me fytyrë në dysheme (Video)

Gjatë një ceremonie martesore që është zhvilluar në Valtice të Republikës Çeke, ka hyrë edhe një vizitore e dehur, të cilën nuk e kishte ftuar askush.

E dëshpëruar të zë buqetën e nuses që t’i ‘hapet rruga’ për martesë, ajo ka humbur kontrollin dhe ra me fytyrë për dysheme, transmeton Telegrafi.

“Megjithatë i zuri lulet, le t’i urojmë fat”, shkruan përbri videos që po bën xhiro në internet.

Mësohet se ajo kishte hyrë në sallë, në momentin që beqaret u rreshtuan për të realizuar këtë zakon dasmash. /Telegrafi/