Ky është momenti rrëqethës kur një parashutist humb jetën, pasi parashuta nuk i hapet në kohë dhe përplaset për vdekje në tokë.
Parashutisti së bashku me një mik kishin vendosur të hidhen me parashutë nga një kodër shumë e lartë, por derisa po binin me shpejtësi të madhe parashuta nuk iu hapë me kohë dhe kështu ai mbeti i vdekur në vend në një zonë me rërë afër plazhit, transmeton Telegrafi.
Videoja është filmuar nga qytetin Nazare në Portugali, zonë kjo e njohur për peshkim, surf dhe disa sporte ekstreme përfshirë këtu parashutizmin.
Personi që e ka filmuar ngjarjen e tmerrshme, besohet të jetë parashutisti i tretë që planifikonte të hidhej me parashutë pas dy të parëve. Për ironi, parashuta e viktimës ishte hapur vetëm pasi ai ishte përplasur në tokë për vdekje.
Sipas mediave lokale, viktima ishte 50-vjeç nga Gjermania, këtë e ka konfirmuar edhe policia portugeze. /Telegrafi/