Ky është momenti kur një parashutisti i bie iPhone në tokë, në momentin që u hodh me parashutë nga fluturakja mbi shkretëtirën e Arizonës.
Kody Madro, 31-vjeç, nga Illinois, ishte hedhur nga 4 mijë metra lartësi në janar të vitit të kaluar, kur telefoni i rrëshqiti nga xhepi, transmeton Telegrafi.
Ky i ri që preferon sportet ekstreme, është filmuar nga miku që e kishte vërejtur se si i fluturon nga xhepi telefoni mobil.
Por është interesant se si në momentin që preku tokën, Madro arriti ta gjen telefonin i cili për çudi ende punonte – pavarësisht se ekrani i ishte dëmtuar pjesërisht. /Telegrafi/