Telegrafi

Hidhet një mjet shpërthyes, nuk raportohet për të lënduar

Policia e Kosovës bën të ditur se është raportuar për hedhjen e një mjeti të dyshuar shpërthyes të martën rreth orës 23:02, në rrugën “Bajram Curri”, në Prishtinë

Sipas raportit të Policisë, nuk raportohet për lëndime në njerëz dhe as dëme materiale.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dëshmi relevante që lidhen me rastin.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/