Site icon Telegrafi

Hidhet një bombë në një pishinë në Veles

MBP e Maqedonisë njofton se një njeri i panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes në një pishinë në qytetin e Velesit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, policia ka kryer hetimet e nevojshme, ku janë gjetur pjesë të mjetit shpërthyes, të cilat do të analizohen në MPB. Megjithatë, policia bën të ditur se pronari i pishinës A. M është kërcënuar nga personi I. V nga Velesi. Policia ka ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/

Exit mobile version