Telegrafi

Hidhet nga ura në Arizonë, vdes aktori i “Terminator”, Isaac Kappy

Isaac Kappy, foto:Fox News

Aktori Isaac Kappy ka vdekur të hënën në mëngjes pasi u hodh nga një urë në Arizona.

42-vjeçari u hodh nga një urë në një autostradë pranë Bellemont, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës për NBC News.

Kappy ka jetuar në Albuquerque të New Mexico. Pak ditë para se të vdiste, ai kishte bërë një postim në Instagram duke thënë: “Kini kujdes njeriun që nuk ka asgjë për të humbur, sepse ai nuk ka asgjë për të mbrojtur”.

Aktori amerikan njihet më së miri për rolet e tij në filmat “Terminator” dhe “Thor”.

Para kryerjes së aktit, Isaac kishte kërcënuar vajzën e Michael Jackson, Paris. Po ashtu ai u kërkoi falje presidentit të SHBA, Donald Trump dhe Jezusit që i kishte tradhtuar. /Telegrafi/