Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në afërsi të rrugës nacionale Sarandë-Gjirokastër, përkatësisht në afërsi të Qafë Muzinës, shkruan “Gazeta Shqiptare”.
"Pas rënies nga një lartësi 50 metra në humnerë, 17-vjeçari E.Ll., nga fshati Vllahat i Delvinës, është dërguar për ndihmë në spitalin e qytetit. Po për shkak të frakturave në kokë e trup dhe hemorragjisë është dërguar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës në Greqi. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes", konfirmojnë burimet zyrtare të policisë lokale. /Telegrafi/