Në orët e hershme të mëngjesit një person është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjakovë.
Këtë e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Sipas saj, personi ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa patrulla policore kanë dal menjëherë në vendngjarje.
“Sot në ora 06:03 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se një person është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese. Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu në vend ngjarje kanë dal edhe ekipi i Emergjencës nga spitali rajonal ‘Isa Grezda’, të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit. Viktima është F.P i lindur në vitin 1966, shqiptar/kosovar nga Gjakova. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë”, ka thënë Podrimaj. /Telegrafi/