Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u hodh nga ballkoni i banesës së saj.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes, të cilat e kanë detyruar shtetasen me iniciale I. V. të hidhet nga ballkoni.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/