Telegrafi

Hidhet në lumë me litar, gati ra mbi krokodilin e gjatë tri metra (Video)

Adoleshentja e paemëruar, është hedhur në një lumë të Floridës së Shteteve të Bashkuara, shumë pranë krokodilit të gjatë tri metra – duke e ditur se është aty.

Ajo ishte së bashku me familjarë, të cilët e shikonin me kureshtje dhe e inkurajonin që t’i afrohej reptilit të rrezikshëm, transmeton Telegrafi.

“Kjo ishte shumë afër” dëgjohet duke thënë njëri, që besohet të jetë babai i saj.

Ngjarja është kritikuar ashpër, pasi konsiderohet si shumë e rrezikshme hyrja në ujë ku shihet një krokodil. Kjo specie jeton në grup, andaj mund të ketë edhe shumë të tjerë.

“Prindër krejtësisht të papërgjegjshëm”, si dhe “ndoshta është krokodil vegjetarian” ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/