Kryerës të panjohur e kanë hedhur në ujërat e lumit Dargor, automjetin e tipit “Jugo”, të Njësisë rajonale për bujqësi në Manastir, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga njësia rajonale i kanë hedhur poshtë spekulimet se automjeti është hedhur në lum nga bujqit e pakënaqur për shkak të subvencioneve të pa paguara, por nuk e dinë se si automjeti ka arritur në lum.
Siç kanë bërë të ditur mediat lokale të Manastirit, ekipi i krim teknikës pranë SPB Manastirit, ka realizuar hetim në vend të ngjarjes, kur dhe është konstatuar se bëhet fjalë për hedhje të qëllimshme të automjetit.
Policia edhe më tej do të punojë në zbardhjen e rastit dhe zbulimin e kryerësve të kësaj vepre./Telegrafi/