Site icon Telegrafi

Hidhet në erë shtylla e tensionit të lartë

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në afërsi të fshatit Kadias, ku shtylla e tensionit të lartë 220 kw është hedhur në erë, duke lënë pa energji elektrike dy fabrikat e çimentos si dhe banesat përreth.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, në afërsi të shtyllës është gjetur edhe një fitil zjarrpërcjellës që do të dërgohet në Institutin e Kriminalistikës për të parë nëse ka shënja gishtërinjësh të autorëve që kanë vendosur ekplozivin. Ndryshe nga sa thanë rojet e fabrikës që ka patur pesë shpërthime brënda një orë, policia konfirmoi se ka patur vetëm tre shpërthime.

Ekspertët e policisë kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve. /Telegrafi/
 

Exit mobile version