Site icon Telegrafi

Hidhet me litar drejt humnerës duke mbajtur në krahë vajzën e tij dy vjeçare – babai jep arsyetimin për një veprim të tillë!

Një burrë në Malajzi është përballur me kritika pasi është parë duke mbajtur në krah një vajzë dyvjeçare, gjatë një kërcimi të rrezikshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja tregon babanë Redha Rozlan, 30 vjeç, duke qëndruar në urë me vajzën e tij në krahë.

Pasi numëroi deri në tre, babai dhe vajza u hodhën përsëri në humnerën e thellë ndërsa vajza mbahej e mbërthyer për të atin gjatë gjithë kohës.

Pamjet kanë ngjallur polemika në mediat sociale, me njerëz që thanë se ishin tmerruar nga veprimi, duke shprehur shqetësimin për vajzën dhe sigurinë e saj.

Shumë e quanin të papërgjegjshëm dhe shprehen shpresë se ai do të ndëshkohej për këtë.

Megjithatë Rozlan tha për një dalje mediatike se vajza këmbëngulte që ajo të kërcente dhe se një gjë e tillë i pëlqeu.

“Qetësohuni, njerëz. Ajo donte të hidhej me mua, askush nuk e detyronte. Ajo shijoi kërcimin e parë dhe na kërkoi të hidheshim përsëri, por unë u frikësova. Ajo gjithashtu kishte veshur një rrip të plotë dhe pajisje”, ka thënë babai i saj.

Sidoqoftë, si babai ashtu edhe ndërmarrja Rentas Adventures që organizuan kërcimin mund të paditen për rrezikimin e jetës së fëmijës. /Telegrafi/

Exit mobile version