Site icon Telegrafi

Hidhet hapi i parë drejt investimit 70 milionë euro në energjetikë

Një pjesë e këtyre parave do të jepen ne formë të kredisë ndërsa një pjesë tjetër në formën e donacioneve. Ndërtimi saj do të ndihmojë Shqipërinë dhe Kosovën në stabilizmimin e furnizimit me energji elektrike.

Nesër me 30 janar 2009, në ora 15:00 në ndërtesën e KOSTT sh.a, do të nënshkruhen dy marrëveshje në mes të KOSTT dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Shqipërisë, që kane te bejne me implementimin e projektit të linjes interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri dhe

"Do të nënshkruhet Marrëveshja për implementimin e projektit të linjes interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri dhe Marrëveshja e Interkoneksionit KOSTT sh.a-OST Shqipëri’, thuhet në komunikatën për media.

Të pranishëm në ceremoninë solemne do të jenë, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, KfW, si dhe akterët më relevant në sektorin e energjisë në Kosovë.

Ekspertët kanë konstatuar se ndërtimi i kësaj linjës do të kontribuonte në stabilizimin e sistemeve të dy vendeve për shkak se prodhimi në Shqipëri bazohet në hidrocentrale ndërsa në Kosovë s në termocentrale.

Në kohën kur në njërin prej vendeve mund të ketë krizë hidrike apo e kundërta, energjia elektrike do të mund të shkëmbehej shumë lehtësisht.

KEK-u ka teprica të energjisë elektrike sidomos gjatë natës. /Telegrafi/

Exit mobile version