Pas disa orësh proteste për vrasjen e Klodian Rashës, ku nuk kanë munguar edhe tensionet, policia ka hedhur gaz lotsjellës mes turmës në Tiranë duke bërë që këta të fundit të shpërndahen.
Protestuesit pas hedhjes së gazit lotsjellës janë ndarë në dy anët e kryeministrisë, dhe nuk dihet nëse do të ribashkohen para godinës.
Më herët, protestuesit ndezën qirinj për të kujtuar të riun e vrarë dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie gjatë ndjekjes, pasi ky i fundit dyshoi se ai kishte një armë në dorë. /tch/