Një person i panjohur, mbrëmë ka hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së 43 vjeçarit D.S në lagjen “Gjorçe Petrov”.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ngjarja ka ndodhur 40 minuta pas mesnate, ndërsa nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm janë shkaktuar dëme materiale, duke përfshirë këtu dëmtimin e shtëpisë dhe dy automjeteve të cilat kanë qenë të parkuara në oborr.
Sipas policisë, me siguri bëhet fjalë për bombë të tipit “Kashikarë”, ndërsa po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.