Ian Perkins ka zbrazur pesë litra klor në pishinën ku ndodheshin 30 peshq, shumë të vlerësuar nga e dashura tij Diane Kenton nga Londra.
Për pasojë të gjithë kanë ngordhur, ndërsa vetëm gjashtë që shpëtuan mbetën të verbër, transmeton Telegrafi.
Së bashku me të bijën dhe një fqinj, ata i vendosën në një pjesë të cekët dhe provuan t’i shpëtojnë, por ishte e kotë.
“Nisi t’ju rrjedhë gjak nga sytë dhe goja, tërë pishina u bë e kuqe. I doja shumë, disa i përkitnin babait tim të ndjerë”, ka thënë Kenton, për dëmin që kap vlerë e rreth 15 mijë eurove.
Për këtë arsye, Perkins është dënuar me dy muaj burg, detyrohet të paguajë njëmijë euro, si dhe t’i nënshtrohet rehabilitimit. /Telegrafi/