Idhnakët vuajnë edhe nga dhimbjet në shpinë dhe në kokë. Nëse ia falni partnerit faktin që ju ka zhgënjyer ose ia drejtoni një buzëqeshje shoferit, i cili vazhdimisht ju tejkalon, atëherë do t’i bëni mirë vetes.
Shkencëtarët kanë vërtetuar që falja është çelës i një jete të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Personat që janë të gatshëm që t’i harrojnë mosmarrëveshjet, janë më pak të rrezikuar nga depresioni, sëmundjet e zemrës, sulmi në tru dhe kanceri. "Nëse i mbani mend gjërat e këqija, vazhdimisht do të keni frikë që njerëzit e afërt do t’ju zhgënjejnë përsëri, gjë që shikuar në afat të gjatë e shkatërron shëndetin", thotë Dr. Fred Luskin, psikolog në Universitetin e Stenfordit.
“Kokteji” i emocioneve negative bën që të flitet shtypja e gjakut, ndërsa mund të ketë ndikim edhe në dobësimin e memories. Njerëzit nevrikë më shpesh pësojnë sulm në zemër, gjë që mund të jetë fatale. /Telegrafi/