Gjatë javës së kaluar është raportuar në faqet rozë se aktorja e njohur, Zoe Kravitz është ndarë nga bashkëshorti Karl Glusman.
Dyshja kishin qëndruar të martuar për rreth 18 muaj, derisa krisjet në marrëdhënien e tyre filluan, shkruan Daily Mail.
Por, pas kësaj u hodhën disa spekulime se aktorja ka filluar menjëherë romancë të re me Channing Tatum.
Një burim afër Zoe ka deklaruar për E News se palët nuk kanë asgjë mes vete, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.
Të tilla komente rreth tyre filluan në rrjetin social Twitter, derisa fansat e dyshes pretendonin se aktorët takohen.
Tatum përndryshe ka qenë së fundmi me këngëtaren Jessie J, me të cilën duket se nuk i shkoi shumë lidhja. /Telegrafi/