Prokurorët kanë njoftuar se nuk do të ngrenë aktakuzë penale kundër super yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo për një sulm seksual që supozohet të ketë ndodhur në vitin 2009.
Zyra e Prokurorit të Rrethit Clark County ka marrë një vendim për të mos ndjekur penalisht – duke pretenduar se “akuzat për sulme seksuale kundër Cristiano Ronaldos nuk mund të provohen përtej një dyshimi të arsyeshëm”.
Kathryn Mayorga pretendonte se portugezi e përdhunoi atë në një dhomë hoteli në Las Vegas para dhjetë vjetëve.
Ajo pohonte se u takua me CR7 në klubin e natës së hotelit Palms në qershor të vitit 2009 dhe e ftoi atë në suitë e tij nën çati.
Bukuroshja fillimisht e kishte raportuar rastin në polici që e përshkruante krimin e pretenduar – por nuk e identifikoi me emër Ronaldon.
Avokati i Mayorgas ka paditur Ronaldon se kishte blerë heshtjen e klientes së tij për 375 mijë dollarë. /Telegrafi/