Site icon Telegrafi

Hidhen në lumin Danub nga vagonët e trenit që lëvizte me shpejtësi të madhe mbi urë

Tre burra janë filmuar duke u hedhur në lumin Danub, nga një tren që po lëvizte me shpejtësi të madhe mbi një urë.

Videoja është realizuar gjatë javës së kaluar në Vjenë dhe është publikuar në Instagram, kurse në të shihet treni duke dalë nga tuneli dhe tre burra që bëheshin gati të kërcejnë, transmeton Telegrafi.

Personi që e ka publikuar videon me nofkën “Crazy Banana”, e përshkruhet si një person që pëlqen adrenalinën dhe nuk heziton të bëjë gjëra të çmendura nëpër Vjenë.

Edhe pse i ka vetëm 3,500 ndjekës në Instagram, videoja për vetëm dy ditë është shikuar nga më shumë se 30 mijë persona dhe është bërë virale në rrjetet sociale.

E komentuesit e shumtë kanë shkruar se në lumë ka mundur të ketë barka të shumta apo notues, dhe se personat që hidhen nga treni të rrezikojnë jetën e tjerëve.

Exit mobile version