Telegrafi

Hidhen në lumë nga treni në lëvizje, forcat e rendit në kërkim të adoleshentëve (Video)

Rikke Brewer dhe një shoqërues i paemëruar, janë hedhur nga pjesa e sipërme e trenit, në një lumë të Londrës.

Megjithëse gjatë këtij kërcimi nuk kanë pësuar ndonjë lëndim, të rinjtë janë në kërkim nga forcat e rendit pasi këto veprime janë të ndaluara, transmeton Telegrafi.

“Kjo është loja më e rrezikshme që kam bërë deri më tani”, ka thënë Brewer, pasi se të hipte sipër makinës transportuese.

Me anë të pamjeve që mund t’i shihni më poshtë, po kërkohet që të zbulohet se ku ndodhen adoleshentët, si dhe të mos imitohen veprimet e tyre. /Telegrafi/