Një tjetër skandal ka përfshirë familjen Kardashian-Jenner, e kësaj radhe bëhet fjalë për vajzën e vogël të kësaj familje, Kylien, e cila u bë nënë për herë të parë këtë vit më 4 prill.
Ajo solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Stormi, për të cilën janë hedhur së fundmi dyshime se këtë fëmijë, modelja e ka me truprojen e saj, Tim Chung.
Fansat nuk janë të vetmit të bindur se truproja e Kylie Jenner është babai i vërtetë i Stormi Webster. Duket sikur ish-i dashuri i saj, Tyga, gjithashtu po mendon të kërkojë një test të atësisë nga ylli i reality show-t “ASAP”.
Një burim zbulon ekskluzivisht për In Touch që reperi i “Racked City” beson se Travis Scott duhet të shqetësohet për ngjashmërinë e Stormit me truprojen.
“Tyga nuk nuk kudjeset aspak për atë që thotë apo mendon. Stormi nuk duket aspak e ngjashme me Travis”, ka thënë ky burim. “Ai nuk mendon se sytë e Stormit, hundët, madje edhe flokët i ngjajnë ndonjë gjëje të Travisit. Tyga mendon se Travis është një idiot.
Tyga gjithashtu vë në dukje rolin e sigurisë së Kyliet si provë, së bashku me burimin e brendshëm ata janë shprehur: “Kur e keni parë Kylien me një djalë të ri, tërheqës për një truproje, ajo e ka zgjedhur Timin, Tyga është (në anën e Timit) dhe dëshiron atë, Kylien, dhe foshnjën e tyre të mirë.
Kjo nuk është hera e parë që Tyga ka vënë në pikëpyetje atësinë e Stormit. Pas lindjes së saj në shkurt, ylli i hip hopit thuhet se donte një test të ADN-së për të provuar se ai nuk është babai – duke parë që çifti po ndahej vetëm një muaj para se ajo të dilte publikisht me Travisin.
“Tyga ka qenë shumë emocionues që prej të mësuarit për lindjen e foshnjës së Kyliet. Ai po lufton me të gjitha llojet e ndjenjave dhe nuk di çfarë të bëjë”, tha një burim për Hollywood Life në atë kohë. “Ai ka shumë pyetje dhe më e rëndësishmja është se ai ende pyet nëse ka një shans që ai fëmijë mund të jetë i tiji.
“Tyga e ndjen mungesën e Kyliet tani më shumë se kurrë, me të vërtetë dëshiron ta takojë fëmijën dhe dëshiron njëfarë qartësie ose mbyllje në situatën e tyre.
Tyga nuk mund të vazhdojë të pyesë nëse foshnja mund të jetë i tij … ai dëshiron të dijë me siguri, dhe nëse po, të jetë një baba i mirë, ose të përpiqet të largohet njëherë e përgjithmonë”.
Pavarësisht nga shqetësimet e Tyga-s, Kylie dhe Travis po qeshin me thashethemet e babait të foshnjës. “Kylie mendon se është qesharake që fansat mendojnë se truproja e saj mund të jetë babai i vajzës së saj dhe jo Travis.
“Bebet mund të duken si të gjithë kur janë të rinj, kështu që Kylie dhe Travis mendojnë se është qesharake që njerëzit po e përhapin këtë thashethem dhe nuk kanë një mendim të dytë”. Pyesim veten se çfarë mendon truproja Tim për këtë skandal të fundit? /Telegrafi/