Telegrafi

Hiddink trajner i Bregut të Fildishtë

Sipas njoftimit të medieve holandeze, Hiddink ka nënshkruar kontratë dymujore me ‘Elefantët’, të cilët do t’i drejtojë nga 15 maj deri më 15 korrik.

Megjithatë, holandezi duhet ta shfuqizojë kontratën me përfaqësuesen e Rusisë brenda dhjetë ditësh, përndryshe nuk do të mund të fillojë punën e re.

Ndërkohë, menjëherë pas Kampionatit Botëror, Hiddink do të fillojë punën si trajner i Turqisë. /Telegrafi/