Telegrafi

Hiddink: Top katërshja është pothuajse e pamundur

Trajneri i Chelseat, Guus Hiddink beson se përfundimi në top katërshe të Ligës Premier është “pothuajse i pamundur”.

Këto komente ai bëri pas barazimit të sotëm që Chelsea e arriti ndaj Stoke Cityt në Stamford Bridge, transmeton Koha.net shkrimin e Goal.

“Top katërshja është pothuajse e pamundur, veçanërisht kur ka shumë ekipe që po trokasin në atë derë”.

“Në anën tjetër për një periudhë të shkurtë kemi arritur të largohemi nga zona e rrezikshme për rënie nga liga, duke shkuar në mes të tabelës, por për standardin normal të Chelseat, kjo nuk është e mjaftueshme”, ka thënë Hiddink.