Sipas menaxherit të përkohshëm të Chelseat, Guus Hiddink, John Terry do të jetë udhëheqës i ekipit në të ardhmen.
“Në disa aksione, jo vetëm këtu, por edhe në klube tjera, ju shihni menaxherët e të ardhmes”.
“Ata po koordinojnë ekipin. Më pëlqen kur është një lojtar që di t’i ekzekutojë gjërat në fushë”.
“Një lojtar si Terry e kam pasur te Valencia. Ai ishte Quique Sanchez Flores. Ronald Koeman e kam pasur te PSV. Unë kam parë lidership të madh te ai. Të njëjtën gjë e shoh te Terry”, potencoi Hiddink. /Telegrafi/