Menaxheri i përkohshëm i Chelseat, Guus Hiddink, ka përkrahur vendimin që të emërohet Antonio Conte si menaxher të ri permanent të ekipit.
Chelsea ka konfirmuar të hënën se Conte do të jetë menaxheri i ri, por Hiddink thotë se italiani do ta ketë të vështirë.
“Eshtë e komplikuar për Conten. Tash nuk është e lehtë si më parë. Duhet që të gjithë t’i rifitojnë energjitë”.
“Eshtë emërimi i Contes ajo që ka bërë bordi dhe unë e di se ai ka bërë mirë. Kjo është mirë sepse ai ka traditë për tituj”.
“Megjithatë, ai do ta ketë tejet të vështirë. Por, ai është i aftë për të përballuar secilën situatë”, potencoi Hiddink.