Telegrafi

Hiddink përgatitet të rikthehet në Chelsea?

Sipas Guardian, Hiddink dëshiron të rikthehet te Chelsea në rolin e drejtorit teknik. Holandezi tha dje se do të zbulojë planet për të ardhmen e tij që në muajin e ardhshëm.

Ai ka kontratë me federatën ruse deri në fund të qershorit 2010, por burime thonë se holandezi me siguri se do të largohet dhe do të marrë detyrë në Chelsea.

“Ai do të rikthehet dhe do të jetë në gjendje të ndihmojë nëse diçka nuk shkon në rregull. Lojtarët e Chelseat e dëshirojnë atë. Ai tashmë ka qenë në klub dhe është në gjendje ta bëjë këtë sërish”, ka thënë burimi i afërt me holandezin./Telegrafi/