Telegrafi

Hiddink në Torino për negociata me Juventusin?

Holandezi raportohet se dje në mëngjes kishte arritur në aeroportin e Torinos për t’u takuar me drejtuesit e klubit italian.

Ai ka biseduar dje për një zëvendësim të menjëhershëm të trajnerit aktual Ciro Ferrara. Ky ndryshim i pritur në stolin e Juventusit, vjen si pasojë e rezultateve negative të biankonerëve, së pari pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Beyern Munichu dhe së fundi humbja tjetër nga Bari./Telegrafi/