Telegrafi

Hiddink mund të marrë nën drejtim Argjentinën

Holandezi është lidhur me një rol të drejtorit teknik në Chelsea, pas dështimit për të kualifikuar Rusinë në Kupën Botërore. Megjithatë, ai tash përmendet si një opsion për të pasuar trajnerin aq shumë të kritikuar të Argjentinës, Diego Maradona.

“Kjo nuk do të ishte ide e keqe, apo? Ne njihemi mirë, dhe kjo madje do të më bënte të qeshur kur mendoj për këtë. Por unë kam kontratë me Rusinë, e cila e mbulon periudhën e Kupës Botërore”, ka thënë Hiddink në një intervistë të fundit./Telegrafi/