Telegrafi

Hiddink i kënaqur me progresin e Chelseat

Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, thotë se ai është inkurajuar nga ngritja e fundit e Chelseat dhe ka kërkuar mobilizim për ngritje të mëtutjeshme.

Kampionët e sezonit të kaluar nën drejtimin e Hiddink janë kthjellur dhe kanë arritur që të tregohen në formë të lartë.

“Kur fillova në dhjetor, ne ishim afër zonës së rënies nga liga, bile për një pikë kurse tash synimi është i madh, që të shkojmë shumë më larg”.

“Ne kemi bërë shumë mirë së fundmi dhe tash duhet të arrijmë disa synime. Kur të arrijmë në vendet lart tabelës, atëherë do të jemi të kompletuar me progresin, edhe pse është e vështirë”.

“Unë kam shprehur mendimin tim personal në konferencën për shtyp dhe kur klubi mund të jetë transparent kjo është mirë, pavarësisht rezultatit”, potencoi Hiddink. /Telegrafi/