Guus Hiddink është i interesuar për të marrë drejtimin e postit të trajnerit të Leicester Cityt.
Kampioni aktual i Ligës Premier befasoi me shkarkimin e Claudio Ranierit.
Megjithatë, holandezi ka pohuar se nuk është kontaktuar me drejtuesit të skuadrës angleze, por do të ishte i gatshëm të takohet me pronarët e klubit, transmeton Telegrafi.
“Nuk jam kontaktuar, por jam i interesuar të marrë postin e trajnerit të Leicesterit”, ka thënë holandezi për mediat angleze.
Theksojmë se Ranieri është shkarkuar pas rezultateve të dobët të ‘Dhelprave’, ku kanë gjashtë fitore, po aq barazime dhe 14 humbje, e cila gjë ka bërë të pozicionohen në vendin e 15 të Ligës Premier. /Telegrafi/