Telegrafi

Hidayet Turkoglu bëhet kryetar i Federatës turke

Ish-basketbollisti i Turqisë dhe i disa ekipeve të NBA-së, Hidayet Turkoglu, është bërë kryetar i ri i Federatës së Basketbollit të Turqisë (TBF) sot.

Turkoglu është aktualisht 37 vjeçar dhe është njëri ndër kryetarët më të ri në moshë të Federatave të basketbollit në gjithë botën, transmeton borizani.

Ai ka qenë pjesë e Efes Pilsenit deri në vitin 2000, ndërsa prej atij viti ka vazhduar karrierën në NBA.

Turkoglu ka luajtur për Sacramento Kings, San Antonio Spurs, Orlando Magic, Toronto Raptors, Phoenix Suns, Orlando Magic e së fundi edhe për Los Angeles Clippers.