Telegrafi

Hicks nuk dëshiron ta shesë Liverpoolin

Presioni është rritur në mënyrë enorme mbi pronarët George Gillet dhe Tom Hicks, por Hicks ka vendosur të mos heqë dorë nga The Reds.

Christian Purslow, drejtor menaxhues te Liverpooli, mendon se Hicks do të sigurojë mjaft para për të investuar gjatë verës nëse ai qëndron.

Thuhet se Hicks është duke e menduar shitjen e Fernando Torresit në mënyrë që të transferohen katër ose pesë lojtarë të rinj. E ardhmja e Torresit varet edhe nga qëndrimi i Hicks.

Shumë grupe të fuqishme investitorësh janë treguar të interesuara për ta blerë Liverpoolin, si Rhone Group dhe Sahara Group e Indisë. /Telegrafi/