Telegrafi

Hicks kërkon 800 milionë funte për Liverpoolin

Bashkëpronarët Hicks dhe Gillet e kishin blerë klubin në vitin 2007 për 217 milionë funte dhe amerikanët dëshirojnë të përfitojnë nga shitja e klubit. Dyshja amerikane ka paralajmëruar shitjen e Liverpoolit kur e caktuan Martin Broughtonin si agjent të shitjes së klubit.

Banka mbretërore e Skocisë u ka dhënë ultimatum pronarëve gjashtë muaj për të shlyer borxhin prej 237 milionë funtesh dhe kjo është arsyeja pse ata janë vënë në kërkim të një blerësi.

“Liverpooli do të jetë investimi më profitabil që kam bërë ndonjëherë”, citohet të ketë thënë Hicks. /Telegrafi/