Një tigër “hibrid” që peshon hiq më pak se 320 kilogramë, është krahasuar me një tigër prehistorik me dhëmbë shumë të mprehtë. Pesëvjeçari Apollo është “hibrid” i luanit mashkull dhe tigrit femër.
Fotografitë mbresëlënëse të kafshës ku shihet përkrah Mike Holston dhe Kody Antle që e kishin nxjerr për shëtitje në plazhet e bukura të Karolinës së Jugut, tregojnë më së miri se për çfarë përmasash bëhet fjalë, transmeton Telegrafi.
Madje disa e kanë krahasuar me specien më të madh prehistorike, tigrin me dhëmbë shumë të mëdhenj dhe të mprehtë që peshonte 400 kilogramë.
Ky lloj i rrallë i hibridit për herë të parë ishte shfaqur në shekullin e 19-të në Indi dhe ishte habi e madhe, kjo për faktin se luanët dhe tigrat jetojnë larg njëri-tjetrit. Besohet se më pak se njëmijë prej tyre ekzistojnë sot në botë. /Telegrafi/