Publikohet një përmbajtje e titulluar “Banka e Kosovës po padit Vehbi Kajtazi për ato që tha në televizionin live”.
Në përmbajtje pretendohet për një intervistë të gazetarit Berat Buzhala me gazetarin tjetër, Vehbi Kajtazi, ku ky i fundit tregon për një mënyrë se si të pasuroheni, përmes paltformës, online “Nearest Edge”.
Në shkrim po ashtu, pretendohet se emisioni u ndërpre me anë të një telefonate nga siç thuhet Banka e Kosovës, por brenda artikullit tregohet edhe një pjesë e kësaj interviste të pretenduar, ndërmjet Buzhalës dhe Kajtazit.
Kjo përmbajtje që është paraqitur si informacion i publikuar nga portali “telegrafi.com”, është publikuar nga një ueb-faqe në emrin e paltformës online “Nearest Edge” (shih këtu).
Çka gjeti hibrid.info?
Gjetjet tregojnë se kjo përmbajtje është publikuar në mënyrë të paautorizuar në emër të një mediumi dhe ka përdorur deklarime të rreme për ta paraqitur informacionin e synuar. /Hibridi/