Telegrafi

Hiba Abouk ndan një mesazh motivues pas divorcit nga Achraf Hakimi

Foto: Instagram

Rrugët e Hiba Abouk dhe Achraf Hakimit janë ndarë përfundimisht.

Përkundër se ishin një nga çiftet më të njohur në media, ata tashmë janë në mes të një divorci.

Aktorja dhe futbollisti kanë dy fëmijë së bashku, por këtë vendim e kanë marrë dhe tani po zgjidhin çështjet përfundimtare për të ardhmen e të dyve dhe fëmijëve të tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Vendimi i Hibas nuk kishte asnjë lidhje me akuzën ndaj Hakimit, siç e pranoi edhe ajo vetë.

Lexo po ashtu Mes procedurave të divorcit, ish-gruaja i kërkon Hakimit dhjetë milionë euro

Abouk së fundmi ka dhënë një mesazh të fortë në rrjete sociale, por në të njëjtën kohë pozitiv dhe motivues.

“Jini shumë të durueshëm me veten. Vazhdoni t’i kujtoni vetes se gjërat funksionojnë për ju. Do të kuptoni pse disa gjëra ndodhin në një mënyrë të caktuar. Gjithçka është në kohë hyjnore. Qëndroni pozitiv”, thuhet në postim.

Është një mënyrë për të kthyer besimin në jetë, në të cilën aktorja nuk do të jetë më në krah të futbollistit të PSG-së.

Kujtojmë se Achraf është akuzuar për përdhunim, edhe pse çështja është ende në vazhdim. /Telegrafi/