Lideri kosovar i derivateve, rrjetit të restoraneve dhe marketeve, korporata HIB sot ka ka hapur një pikë të re dhe moderne të HIB Petrol brenda qytetit të Gjakovës (magjistralja Prizren – Gjakove, rruga Gasper Karaqi, në hyrje të qytetit).
Për nder të hapjes dhe zgjerimit edhe në Gjakovë, HIB do të ofrojë çmime promocionale për të gjithë konsumatorët e saj, për disa ditë me radhë.
Investimi i ri nga HIB është pika e 20-të e shitjes me pakicë të derivateve nga udhëheqësi i tregut në Kosovë, ndërsa përveç furnizimeve me produktet e ndryshme të derivateve nga HIB, në pikën e re është edhe restorani modern me vendparkimet e bollshme, si dhe marketi dhe shërbimet tjera përcjellëse, sipas modelit bashkëkohor të pikave të HIB kudo nëpër Kosovë.
Përveç zgjerimit të rrjetit të saj me pika të reja, HIB së fundmi ka sjell edhe një risi të mirëpritur në treg.
Përkatësisht, tani për të parën herë në tregun tonë, në gjitha pikat e HIB, një litër benzinë kushton më pak se një litër naftë. Kjo ofertë me çmimet më të lira në treg do të jetë në dispozicion deri në shpenzim të gjithë sasisë që HIB e ka në dispozicion për konsumatorët e saj.
HIB aktualisht udhëheq tregun e derivateve me shumicë dhe pakicë në Kosovë. Ka mbi 1100 të punësuar në 20 pika të shitjes në zonat më të mëdha urbane nëpër Kosovë.
Për më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare të kompanisë: www.hibpetrol.com