HIB Petrol sot ka njoftuar se e ka filluar bashkëpunimin me shërbimin ndërkombëtar të pagesave dhe transfereve, Western Union dhe Union Net, për të sjellë shërbimet e transferimit të parave dhe pagesave të ndryshme që mundësohen nga kjo e fundit, në 17 pikat e HIB në gjithë Kosovën.
Tani e tutje, të gjitha pikat HIB do të kenë shërbimet e Western Union, bashkë me listën e gjerë të shërbimeve që tashmë ofrohen nga HIB Petrol, si: mbushja e derivateve, auto-larjet, produktet e ndryshme në markete dhe ushqimet në restoranet e HIB.
“Pikat e derivateve të korporatës HIB tani po pasurohen edhe më shumë, për tu bërë destinacion dhe pikë ndalese për mijëra konsumatorë me dhe pa vetura. Përveç orarit 24 orësh, pikat e HIB Petrol ofrojnë fleksibilitet edhe më të madh, meqë në secilën prej tyre ka vend të bollshëm të parkingut pa pagesë, dhe shërbime tjera të cilat mund të kryhen me fleksibilitet të madh dhe me shërbim shumë të mirë nga mbi 1000 të punësuarit e korporatës tonë” ka thënë Hysen Lajqi, drejtor ekzekutiv në HIB Petrol.
Western Union është brend ndërkombëtar me produkte si transferimi ndërkombëtar i parave prej një individi tek tjetri, dërgesa parash, pagesa biznesore dhe shërbime të shumta komerciale.
HIB Petrol do të ketë gjithsej 17 pika të Western Union në të gjitha qendrat e kompanisë, në të gjithë Kosovën.
Së fundmi, HIB Petrol ka hapur pikën më të re në pjesën më të frekuentuar në qytetin e Prizrenit dhe Vitisë.
Për më shumë informacione rreth HIB Petrol, vizitoni faqen hibpetrol.com.