Hezbollahu ka lëshuar afro 140 raketa në veri të Izraelit, kanë njoftuar ushtria izraelite dhe grupi militant.
Ushtria izraelite tha se raketat erdhën në tre valë këtë pasdite, duke synuar vendet përgjatë kufirit.
Ndërkohë, Hezbollahu tha se kishte vënë në shënjestër disa vende me raketa Katyusha, duke përfshirë bazat e mbrojtjes ajrore dhe selinë e një brigade të blinduar izraelite që pretendonin se do ta godisnin për herë të parë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Grupi militant deklaroi se raketat ishin në hakmarrje për sulmet izraelite në fshatra dhe shtëpi në Libanin jugor.
Scenes of a number of rockets falling on northern occupied Palestine after Hezbollah fired more than 130 rockets during the last hour. pic.twitter.com/XvCaltNMkA
— ♥✽̶فندا جا تي ♡ (@pandandjati) September 20, 2024
Bëhet e ditur se nuk ka raporte të menjëhershme për viktima.
Ndryshe, ky sulm vjen si kundërpërgjigje e sulmit të gjerë izraelit në Liban.
Siç raportohet, Izraeli ka goditur më shumë se 100 raketahedhës të Hezbollahut dhe lokacione të tjera terroriste. /Telegrafi/