Hezbollahu libanez lëshoi më shumë se 50 raketa në lartësitë e Golanit dhe shumë shtëpi private u goditën.
Një burrë 30-vjeçar pësoi lëndime të lehta nga predha dhe një shtëpi u dogj, raporton timesofisrael.
Hezbollah tha se sulmi ishte kundërpërgjigje ndaj sulmit të mbrëmshëm izraelit thellë në Liban që vrau një person dhe plagosi 19 të tjerë.
Hezbollahu gjithashtu dje gjuajti më shumë se 200 raketa në Izrael, pasi izraelitët shënjestruan një depo armësh të organizatës rreth 80 kilometra larg kufirit.
Izraeli pushtoi Lartësitë Golan nga Siria në Luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe më vonë e aneksoi.
SHBA-ja është i vetmi vend që ka njohur aneksimin e Izraelit, ndërsa pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar e konsideron Golanin si territor të pushtuar sirian.
Sulmi vjen ndërsa ndërmjetësit – SHBA, Katari dhe Egjipti – intensifikojnë bisedimet për një armëpushim në Gaza.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant tha se ushtria izraelite po e zhvendos vëmendjen nga Gaza në kufirin me Libanin.
Gjatë vizitës së djeshme në Izraelin verior, Galant tha se Izraeli kishte zvogëluar aktivitetet në Gaza dhe e kishte zhvendosur fokusin te militantët e Hezbollahut në Liban. /Telegrafi/