Real Madrid dhe Bayern Munich do të takohen gjatë javës së ardhshme në kuadër të takimit të parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Portieri i skuadrës gjermane, Manuel Neuer po vazhdon të stërvitet ndaras prej bashkëlojtarëve pas lëndimit të marrë muaj më parë.
Megjithëse gjërat po shkojnë mirë në rikuperimin e gardianit duket se ai nuk do të arrij të jetë në portë për ndeshjen e parë.
Futbollisti i kombëtares së Gjermanisë duket se e ka lënë pas operimin, të cilin e kreu në mes të shtatorit, ndërsa u bashkua me grupin në seancën me dyer të mbyllura për t’u përgatitur për duelin kundër Hannoverit në Bundesliga.
“Më e rëndësishmja ishte që Manu të rikuperohet siç duhej dhe çdo gjë ka ecur më së miri. Sven ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm, është portieri i dytë më i mirë i kampionatit”, tha trajneri Jupp Heynckess.
Ai shtoi se në portë për këtë takim do të jetë Sven Ulreich ndërsa nuk e di se kush do të qëndrojë në portë në ndeshjet e fundit të sezonit. /Telegrafi/