Telegrafi

Heynckes: Jemi duke e vëzhguar Malcomin, na pëlqen si profil

Bayern Munichu ka qenë duke e kërkuar yllin e Bordeaux, Malcom, dhe një mundësi të transferimit të mundshëm e ka konfirmuar trajneri i kreut Jupp Heynckes.

Brazili ka prodhuar një numër të madh të paraqitjeve mbresëlënëse në Ligue 1 dhe ishte i lidhur fort me Arsenalin dhe Tottenhamin në afatin e transferimeve të janarit, edhe pse një veprim nuk u materializua.

21-vjeçari deklaroi muajin e kaluar se atij i është bërë një premtim nga Bordeaux se ata do të lejojnë atë të largohet në fund të sezonit, nëse një ofertë e përshtatshme do të bëhet.

Lexo po ashtu Malcom: Kam dashur të largohem, klubi nuk më lejoi

Heynckes thotë se drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic ka përpiluar një listë të objektivave përpara sezonin e ardhshëm, i cili përfshin lojtarin e ri brazilian.

Malcom duke festuar njërin nga golat e tij këtë sezon

“Nuk e njoh lojtarin aq shumë, por ai sigurisht është fokusi i departamentit tonë të zbuluesve të talenteve, ku Hasan Salihamidzic është në krye, ashtu si shumë lojtarë të tjerë”, ka thënë fillimisht Heynckes për Sport Bild.

“[Salihamidzic] ka shumë ide të qarta, ai po e shtyn përpara planifikimin, ai e di saktësisht se çfarë lojtar do të donte të kishte, ai ka lojtarë të kualitetit të lartë”, përfundoi trajneri i Bayernit.

Lexo po ashtu Bayerni ka marrëveshje për transferimin e Malcomit, braziliani do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në Bundesliga

Bayern pritet të nënshkruajë të paktën me një lojtar të sulmit përpara sezonit të ardhshëm si një zëvendësim afatgjatë për Arjen Robben dhe Franck Ribery, me të ardhmen e tyre ende të paqartë.

Megjithatë, Heynckes shpreson se dy veteranët mund të ndihmojnë Bayernin në përpjekjet e tyre të larta në pjesën e fundit të sezonit aktual, veçanërisht me Kingsley Comanin, që mbetet disa javë jashtë pas operacionit të kyçit. /Telegrafi/