Bayern Munichu ka qenë duke e kërkuar yllin e Bordeaux, Malcom, dhe një mundësi të transferimit të mundshëm e ka konfirmuar trajneri i kreut Jupp Heynckes.
Brazili ka prodhuar një numër të madh të paraqitjeve mbresëlënëse në Ligue 1 dhe ishte i lidhur fort me Arsenalin dhe Tottenhamin në afatin e transferimeve të janarit, edhe pse një veprim nuk u materializua.
21-vjeçari deklaroi muajin e kaluar se atij i është bërë një premtim nga Bordeaux se ata do të lejojnë atë të largohet në fund të sezonit, nëse një ofertë e përshtatshme do të bëhet.
Heynckes thotë se drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic ka përpiluar një listë të objektivave përpara sezonin e ardhshëm, i cili përfshin lojtarin e ri brazilian.
“Nuk e njoh lojtarin aq shumë, por ai sigurisht është fokusi i departamentit tonë të zbuluesve të talenteve, ku Hasan Salihamidzic është në krye, ashtu si shumë lojtarë të tjerë”, ka thënë fillimisht Heynckes për Sport Bild.
“[Salihamidzic] ka shumë ide të qarta, ai po e shtyn përpara planifikimin, ai e di saktësisht se çfarë lojtar do të donte të kishte, ai ka lojtarë të kualitetit të lartë”, përfundoi trajneri i Bayernit.
Bayern pritet të nënshkruajë të paktën me një lojtar të sulmit përpara sezonit të ardhshëm si një zëvendësim afatgjatë për Arjen Robben dhe Franck Ribery, me të ardhmen e tyre ende të paqartë.
Megjithatë, Heynckes shpreson se dy veteranët mund të ndihmojnë Bayernin në përpjekjet e tyre të larta në pjesën e fundit të sezonit aktual, veçanërisht me Kingsley Comanin, që mbetet disa javë jashtë pas operacionit të kyçit. /Telegrafi/