Ish-trajneri i tripletës tek Bayern Munichu, Jupp Heynckes, ka refuzuar ftesën e bërë nga Pep Guardiola i cili ka kërkuar praninë e tij në festën që do të organizojë për titullin rekord për bavarezët.
Bayerni fitoi në fundjavë Bundesligas për herë të katërt radhazi në histori si kurrë nuk kishte bërë ekip tjetër më parë në Gjermani.
Guardiola pas suksesit në Ingolstadt deklaronte se suksesi i tij duhet ndarë me Heynckes që nisi rrugën e suksesit të Bayernit.
Mirëpo Heynckes me elegancë ka shmangur ftesën e Pepit.
“Faleminderit për ftesën, por punën më të vështirë e bëri Pep. Unë fitova vetëm njërin nga katër trofetë. Dhe jo vetëm për trofetë, por se kjo është lamtumira e tij. Kjo është një arritje e madhe për të”.
“Jam shumë, shumë i kënaqur me fjalët e tij. Me Pepin kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Ne shpesh kemi ndarë mendimet”, ka thënë Heynckes për mediat gjermane. /Telegrafi/